Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Denata Toçe
Në këtë artikull, dua të sjellë çështjen e modeleve. Modelet janë frymëzim për fëmijët, rininë. Shqetësimi im ka kohë që gëlon në mendjen time, duke u somatizuar në stomakun tim “delikat,” me një dhimbje e cila më ka krijuar një boshllëk gërryes.
Deri më sot, kam mësuar shumë prej shoqërisë ku jetoj. Kam folur, diskutuar dhe shkruar, duke lëshuar me mijëra fjalë mbi çfarë kam mësuar, pësuar, dhe përfituar prej saj. Të parët, pjesë e kësaj shoqërie, ishin prindërit e mi. Prej tyre, mësova dashurinë pa kushte, besimin, mirënjohjen, dinjitetin, përulësinë, modestinë, punën dhe sakrificën. Ishin kohë të vështira vitet kur brezi im erdhi në këtë botë, por prindërit nuk u ndalën të jepnin më të mirën e tyre. Ata më treguan rrugën se si mund të bëhesha “njeri”, misioni i të cilit ka vlera të pashoqë mbi këtë tokë, dhe më pas mësova se si të jetojë njeriun që mbarsa.
Duke parë të ngjashmit e prindërve të mi në shoqërinë tonë, mësova se për prindërit shqiptar, fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e përmbushjes së misionit të tyre në këtë jetë. Për të gjithë shoqëritë e tjera duhet të jetë e njëjta gjë në fakt, por vërej se prindërit e kësaj shoqërie, edhe pse të vrarë nga tallazet e jetës, të ngarkuara ngaherë me tranzicion, kalojnë deri në vetëmohim. Nuk di t’ju them nëse ka një mekanizëm kompensimi në gjithë këtë histori, por konstatoj se prindërit kërkojnë të përmbushin thuajse çdo gjë të cilën nuk e kanë patur të mundur në jetën e tyre, të varfër dhe të njësuar në dëshira dhe ëndrra. Sot prindërit kanë mundësi t’u ofrojnë fëmijëve shumë herë më tepër, një jetë më të larmishme, më të lirë, më të çlirët, më të mbushur me ëndrra të cilat një e nga një, si orët e ditës, ndryshojnë dhe plotësohen, si vet koha që nuk e ndal asnjë gjë. Duket sikur gjërat janë më të thjeshta në kohët që po jetojmë. Duket sikur fëmijët tanë janë më të lumtur sesa fëmijët e kohës sime, e kohës suaj të dashur prindër. Të paktën kështu duket! Por nëse mendojmë se fëmijët tanë janë më të lumtur sot, pse ne si prindër ndihemi kaq të pasigurtë për të ardhmen e tyre? Madje dhe për të përditshmen e tyre? Pse fëmijët na trembin më shumë kur rriten sesa kur janë fare të vegjël? Do të duhet të jetë e kundërta, jo? Do të duhet që ata tashmë të ecin me këmbët e tyre dhe të përballen vet me jetën. Jeta sa vjen e bëhet më e vështirë për fëmijët që rriten. Duket sikur problemet që dikur zgjidheshin më me lehtësi nga prindërit, sot për këta fëmijë, duken të pazgjidhshme. Prindërit, nga ana tjetër, të befasuar mendojnë se ku kanë gabuar. Pse fëmijët e tyre nuk arrijnë të zgjidhin dilema, shqetësime, konflikte, madje dhe se çfarë do të hanë sot për drekë, me kokën e tyre. Ekuacioni është i thjeshtë në fakt. Kam frikë se modelet e edukimit i kanë treguar peshkun në pjatë por nuk i kanë mësuar se si të kapin peshk. I kemi treguar rrugën më të thjeshtë, atë të përrallës së shllafarisë, kur çatia e shtëpisë është prej çokollate dhe rrugët prej karameleje, qielli prej akulloreje dhe pemët prej sheqeri. Por jeta nuk është kështu! prindërit tanë bëjmë atë që dinë të bëjnë më mirë dhe këtu nuk ka vend për paragjykim, por ju kujtojë se fëmijët nuk mësojnë nga çfarë ne u themi, por nga ajo që bëjmë. Ajo që ne bëjmë, është modeli për ata.
Në këtë artikull, dua të sjellë çështjen e modeleve, dhe jo rastësisht. Modelet janë frymëzim për fëmijët, rininë. Shqetësimi im ka kohë që gëlon në mendjen time, duke u somatizuar në stomakun tim “delikat,” me një dhimbje e cila më ka krijuar një boshllëk gërryes.
Të gjithë ne jemi model për fëmijët tanë. Fëmijët tanë janë model për bashkëmoshatarët e tyre. E gjithë shoqëria është model për njeriun. Të gjithë ne mund të formojmë modelin më të mirë ose më të shtrembër që njeriu ka parë. Edhe sikur ne prindërit të ishim modeli më i mirë për fëmijët, nuk mund të anashkalojmë ndikimin që ka fryma sociale, mendësia, kultura dhe edukata e një vendi.
Unë do të preferoja që fëmijët tanë të jenë më të lumtur, por trembem hera-herës pikërisht nga modelet që më shfaqen çdo ditë: para dy javësh, një maturant, shkruan haptazi modelin e tij të preferuar, atij që kaq shumë dëshiron t’i ngjasojë, atij që mendon se do ta bëjë “njeri”, atij që mendon se do i dhurojë famën, shoqërinë, respektin, mirënjohjen, nderin, dhe pse jo burrërinë. Atij modeli që i plotëson të gjitha dëshirat në jetë, dhe aty ku njeh besnikërinë, se kështu njihen shokët e vërtetë. E pra, modeli i zgjedhur prej këtij maturanti, i cili duket se e ka shkruar qetësisht, plot durim dhe ëndje, avash-avash, sikurse të kishte eksperiencë ndër vite, është “shpërndarësi i drogës”, ose siç e quan ai me germa të mëdha, si të ishte emër i pagëzimit: “SPACIATORE!”.
Kështu, problemet, dilemat, dhimbjet mendore për t’i zgjidhur ato, respekti për veten dhe tjetrin, zgjidhen me një zgjedhje si kjo, modeli “IDEAL!”. Nëna që na bëri, nuk do kishte dashur të lexonte këto fjalë, por ne nuk i ngjajmë vetëm nënës, por edhe shoqërisë ku jetojmë. Fillova të pyes vetën se ku mund të ketë gjetur frymëzim ky djalosh kaq “guximtar” në shkrimin e tij? Ndoshta në llaftoret e lagjes, ku gjen të rinj që zbardhin natën dhe agojnë me gjelin e parë prej kotësisë e papunësisë, tek të rinjtë që ngrohen ende në strehëzën e nënës së tyre, pasi jeta e mëvetësuar është hipokrizi e ekonomisë familjare? Tek të gjithë ata të cilët e kthyen punën në arat me bar magjik, si biznes të moralshëm për rritjen e të ardhurave familjare? Tek të gjithë ata që edhe pse të inkriminuar, mbushën stolat e Parlamentit, dhe sot drejtojnë dhe përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi? A nuk janë këto modelet e suksesit dhe famës që u serviren të rinjve? A nuk janë këto modelet që i vijnë tundueshëm të gjithë atyre të rinjve, që u rritën teksa shikonin baballarët e tyre të fitonin me mund bukën e ditës në shkëmbim të një pune me matrapik, ja aty tek ushtari i panjohur? A nuk ishte babai i tyre modeli i sakrificës dhe i nderit? Por a nuk duket e padrejtë jeta për një shoqëri si kjo e jona, ku progresin social-ekonomik do të duhet ta kishte në qendër të zhvillimit vite përpara? Këto janë modelet që u vijnë të gjithë atyre mendjeve dhe shpirtrave të brishtë prej abuzimit të varfërisë dhe mjerimit. Po po, mjerimi është një motiv i fortë për të “justifikuar” shkrimin e këtij maturanti.
Të dashur prindër! Ju i keni sjellë në jetë fëmijët tuaj, dhe i doni ata sa vet jeta. Ju kërkuat shumë që ata t’ju ngjasonin dhe të ishin shembull këtu në tokë, por si i thonë asaj shprehjes së re: “bëmë nënë, t’i ngjaj shoqërisë!” (PortaliShkollor)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38