Flash News

KRYESORE

Ben Andoni: Bazat e takimit për reformën zgjedhore u hodhën që para 1 viti

Ben Andoni: Bazat e takimit për reformën zgjedhore u hodhën

Analisti Ben Andoni mendon se bazat për takimin mes PS-së, PD-së dhe LSI-së u hodhën që në vjeshtë, por kjo u shty për shkak të ngjarjeve që ndodhën në Shqipëri. Ai mendon se janë ndërkombëtarët, ata të cilët mundësuan tryezën për reformën zgjedhore, ndërsa takimi me Damian Gjiknurin sipas tij tregon se opozita ka gjetur daljen nga çadra 2.

“Takimi ka qenë i iniciuar që para vitit të ri, ndoshta që në vjeshtë nga indikacionet që kemi në media. Kanë ndodhur dy tërmete dhe gjithçka u shty. Opozita nuk kishte ku të shkonte, do shkonte këtu, por kjo mund të ndodhtë në janar, në shkurt, në prill sepse në të tillë gjendje e ka çuar PD zoti Basha.

Gjithçka është bërë nga të huajt dhe thjesht takimi me një njeri që është akuzuar vazhdimisht, Gjiknuri tregon se opozita ka gjetur daljen nga çadra 2, është një dalje e dhimbshme.”, tha Andoni në studion e emisionit "Arena" në RTV Ora.

Të fundit