Flash News

KRYESORE

Ben Blushi tregon dy arsyet pse Rama dhe Basha janë bërë bashkë

Ben Blushi tregon dy arsyet pse Rama dhe Basha janë bërë

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi beson se Edi Rama dhe Lulzim Basha po qeverisin bashkë dhe njësoj do veprojnë edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sipas Blushit, janë dy arsye që i kanë shtyrë Ramën dhe Bashën drejt kësaj marrëveshje dhe ato janë frika nga drejtësia dhe fakti që po votohen gjithnjë e më pak.

“Janë bërë bashkë për t’u mbrojtur. Ka dy arsye pse janë bërë bashkë. Votohen më pak dhe kanë një presion nga drejtësia. Po zgjedhin gjyqtarë dhe prokurorë që nuk do i dënojnë. Presioni i reformës në drejtësi i ka shtyrë të qeverisin bashkë. Do qeverisin edhe pas 25 qershorit”, u shpreh Blushi në "Zonë e lirë".

Kreu i LIBRA tha se PS-PD janë sot një palë dhe me marrëveshjen vendosën që të ndajnë pushtetin pasi nuk e mbajnë dot vetëm për shkak të presionit popullor.

Të fundit