Flash News

KRYESORE

Bën për spital kunatën, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Bën për spital kunatën, arrestohet 41-vjeçari në

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij shtetases Z. R., 21 vjeçe.

Menjëherë ndaj 21-vjeçares u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, ndërkohë që është vënë në pranga shtetasii Redi R.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 12.06.2017, u arrestua shtetasi Redi R., 41 vjeç, banues në Tiranë, sepse më datë 12.06.2017, rreth orës 20:00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij shtetases Z. R., 21 vjeçe, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare”. Parashikuar nga Neni 130/a/4, i Kodit Penal.

 

Të fundit