Flash News

KRYESORE

Bën thirrje për të bojkotuar referendumin, Ivanov: Po na kërkohet “vetëvrasje historike”

Bën thirrje për të bojkotuar referendumin, Ivanov: Po na

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov ka bërë thirrje për të bojkotuar referendumin për emrin, duke theksuar se shtetit i është kërkuar të kryejë “vetëvrasje historike”.

“Votimi në referendum është e drejtë, jo obligim”, ka thënë Ivanov në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Banorët e Maqedonisë pritet të dalin në votime më 30 shtator, në kuadër të marrëveshjes që është arritur me Greqinë këtë vit, për të ndryshuar emrin e shtetit në Maqedonia Veriore.

“Më 30 shtator, nuk do të votoj dhe e di se ju, qytetarët e mi të dashur do të merrni një vendim të mençur”, ka thënë Ivanov në OKB.

Të fundit