Flash News

KRYESORE

Bëni kujdes kur kujdeseni për thonjtë në qendra estetike, mund të prekeni me HIV

Bëni kujdes kur kujdeseni për thonjtë në qendra estetike,

Edhe instrumentet e manikyrit, sidomos nëse përdoren nga disa persona, mund të bëhen objekt i transmetimit të virusit HIV. Bëhet fjalë për një fenomen të rrallë sipas ekspertëve, gjithsesi duket se i ka ndodhur një gruaje braziliane disa vite më parë/ 22-vjeçare. Rasti i së cilës është përshkruar dhe publikuar nga një grup kërkuesish të Universitetit të San Paolos në revistën “Aids Research and Humon Retroviruses”.

Në momentin e identifikimit me HIV mjekët kërkuan të zbulojnë se si e kishte marrë virusin duke qenë se nuk kishte pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale.

Pas kërkimeve rezultoi se vajza e kishte marrë virusin HIV 10 vjet më parë nga kushërira e saj, e cila doli gjithashtu pozitive në analiza, ndërsa ndanin objektet e manikyrit, pa i dezinfektuar ato. Analizat e virusit e vërtetuan këtë.

 

Të fundit