Flash News

KRYESORE

Bënin gara parakalimi me makina, përplasen katër makina në Tiranë

Nje aksident i rende ka ndodhur mbremjen e djeshme te Unaza e Re në zonën e Astirit, me pasojë përplasjen e katër automjeteve. Sipas dëshmive, disa pasagjerë që udhëtonin në secilat prej makinave, kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital por gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur. Shkak për përplasjen është bërë parakalimi në të njëjtën kohë i dy prej makinave të përfshira në aksident. Sipas burimeve, shoferët kanë nisur një garë parakalimi dhe mjetet e tyre kanë marrë dëmtime më të rënda se dy makinat e tjera të përfshira në aksident, të cilat janë gërvishtur lehtë. Një person i pranishëm në ngjarje, ka rrëfyer se një burrë ka mbetur i plagosur lehtë nga aksidenti dhe gjendej jashtë rrezikut për jetën. Policia u gjend menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit