Flash News

KRYESORE

Bënin si të ndarë, Zerka dhe Ronela kapën "mat"

Mesa duket Young Zerka dhe Ronela Hajati nuk qenkan ndarë. Edhe pse nuk e pranuan kurrë se ishin të lidhur, para disa muajsh qarkulloi në media lajmi se dy këngëtarët ishin ndarë. Deklaratat në media dhe postimet që bënin në rrjete sociale vetëm sa e vërtetuan akoma më shumë se mes tyre çdo gjë kishte përfunduar.

Mirëpo, dyshja mesa duket i kanë më të forta ndjenjat për njëri-tjetrin sesa rezistencën. Tre ditë më parë, Ronela pozoi me bikini në profilin e saj në Instagram teksa ndodhej në Dhërmi, pranë shezloneve me perde të bardha.

Mirëpo, foto nga i njëjti vend ka publikuar sot edhe Young Zerka. Ai ka vendosur të njëjtën vendndodhje krahas postimit, Dhërmiun, si dhe ndodhet në të njëjtin shezlong si ai i Ronelës.

Jo vetëm që janë kthyer por po kalojnë dhe pushimet bashkë.

 

Të fundit