Flash News

KRYESORE

Benjamin Netanyahu akuzohet për korrupsion bashkë me gruan, policia: Kemi prova

Benjamin Netanyahu akuzohet për korrupsion bashkë me gruan, policia:

Autoritetet hetimore në Izrael duket se kanë mbledhur prova të mjaftueshme për të akuzuar kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe gruan e tij Sara për veprat penale “mashtrim” dhe “ryshfet”.

Çifti kryeministror akuzohet për dhënien e favoreve ndaj një kompanie të telekomunikimit në këmbim të publikimit të lajmeve me natyrë favorizuese në faqen e internetit të lajmeve Bezeq, Walla, shkruan The Guardian.

Netanjahu, nga ana tjetër i hodhi poshtë akuzat në atë që njihet si rasti 4000.

Në shkurt, policia rekomandoi padinë ndaj Netanyahu në dy hetime të tjera të korrupsionit. Njëra përfshin pranimin e dhuratave nga miqtë miliarder, dhe e dyta sillet rreth ofertave të supozuara të një legjislacioni të favorshëm për një gazetë në shkëmbim të mbulimit pozitiv.

Të fundit