Flash News

KRYESORE

Benjamin Netanyahu shtyn vizitën në Tiranën për në një datë tjetër

Benjamin Netanyahu shtyn vizitën në Tiranën për në

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu nuk do e zhvillojë vizitën e planifikuar për në 1 nëntor në Tiranë. Vizita është shtyrë për në një datë të pacaktuar dhe shkak është bërë vdekja e David Azoulay, ministër i Çështjeve Fetare në qeverinë izraelite.

Azoulay ka qenë për shumë vite një prej mbështetësve dhe njerëzve më të afërt të Netanyahut, ndaj kryeministri do jetë i pranishëm në ceremoninë mortore.

Data e vizitës së kryeministrit të Izraelit në vendin tonë nuk është përcaktuar ende, por pritet që Benjamin Netanyahu të mbërrijë në Shqipëri brenda këtij viti.

Të fundit