Flash News

KRYESORE

Bënte namin me vjedhje, policia arreston 16 vjeçarin e rrezikshëm

Bënte namin me vjedhje, policia arreston 16 vjeçarin e

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një hajduti minoren, i cili në pak muaj ka bërë kërdinë duke vjedhur banesa dhe dyqane në qytetin e Durrësit dhe Shijakut.

Në kaudër të operacionit të koduar “Minoreni - 2”, u bë ndalimi i shtetasit J.P.  16 vjeç, banues në Shënavlash. Ai akuzohet se është autor i 12 vjedhjeve në vetëm 3 muaj.

Pas një hetimi dy mujor me prova shkencore, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë 12 vjedhjet e kryera nga ana e 16-vjeçarit.

Vjedhjet:

  1. Më datë 14.05.2017, në Shijak, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases E.B. ku ka marrë sende të ndryshme dhe vlera monetare.
  2. Më datë 12.06.2017, në lagjen nr.13, Plazh dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.K. ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.
  3. Më datë 24.06.2017, në lagjen nr.4, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje kioskën e shtetases D.K. ku ka marrë pije të ndryshme.
  4. Më datë 10.07.2017, në lagjen nr.13, Plazh dyshohet se ka hyrë nga dritarja e lokalit në pronësi të shtetasit B.K. ku ka marrë vlera monetare.
  5. Më datë 15.07.2017, në fshatin Sukth i Ri, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.S. ku ka marrë një aparat telefoni celular dhe vlera monetare.
  6. Më datë 29.07.2017, në lagjen nr.15, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh.S. ku ka marrë disa paketa cigare.
  7. Më datë 31.07.2017, në lagjen nr.6, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit I.E. ku ka marrë vlera monetare.
  8. Më datë 07.08.2017, në lagjen nr.14, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.K. ku ka marrë dy ora dore dhe vlera monetare.
  9. Më datë 10.08.2017, në Arapaj, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases V.B. ku ka marrë vlera monetare.
  10. Më datë 13.08.2017, në Shijak dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.K. ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.
  11. Më datë 16.08.2017, në lagjen nr.1, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.D. ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.
  12. Më datë 23.08.2017, në Arapaj, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Xh.M. ku ka marrë një TV.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2  të Kodit Penal.

Të fundit