Flash News

KRYESORE

Benzema i mori videon erotike, Valbuena: Kuptova se isha i vdekur

Benzema i mori videon erotike, Valbuena: Kuptova se isha i vdekur

Mathieu Valbuena ka qenë lojtar mjaft i njohur për Francën, por që nga viti 2015 ai nuk zbret në fushë me "Gjelat" dhe fajin e ka Karim Benzema.

Sulmuesi i Real Madrid, siç u raportua asokohe, i pati gjetur një video erotike në celular dhe e shantazhonte vazhdimisht, derisa e vërteta doli sheshit. 35-vjeçari tani luan tek Olympiacos në Greqi, por në një intervistë të fundit ka deklaruar se ajo ishte një periudhë e tmerrshme.

“Ishte tepër e merrshme. Më vinte shumë keq, sepse familja ime vuajti shumë kur lajmi doli në media. Trajneri Deschamps më telefonoi dhe më tregoi se nuk do të më grumbullonte. Unë isha viktima, por u dënova dy herë. Trajneri më telefonoi edhe më pas dhe më tha se po më vëzhgonte, por e kuptova që isha një i vdekur për Francën. Nëse Franca do të shpallej kampione Europe para 3 vitesh, nuk do më bëhej qejfi“, - është shprehur Valbuena.

Të fundit