Flash News

KRYESORE

Benzema kundërsulmon Francën: Më lini të luaj me kombëtare tjetër

Benzema kundërsulmon Francën: Më lini të luaj me

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Grat, deklaroi se sulmuesi Benzema nuk do të luajë më kurrë me Francën, edhe pse e vlerëson shumë si lojtar.

"Nuk kam qenë kundër tij asnjëherë dhe i kam vlerësuar arritjet që ka patur me klubet. Gjithsesi, aventura e tij me Francën ka marrë fund", është shprehur ai.

Reagimi i sulmuesit të Real Madridit nuk ka vonuar. Ai nuk e ka pëlqyer këtë deklaratë nga numri 1 i futbollit francez dhe i ka bërë një farë kërkese.

"Noel, mendova se ti nuk ndërhyn te zgjedhjet e trajnerit. Ta dish se vetëm unë e vendos largimin nga kombëtarja. Nëse mendon se jam i mbaruar, më lejo të luaj për një nga kombëtaret tjera dhe do e shohësh sa vlej", - ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Të fundit