Flash News

KRYESORE

Benzema mund të transferohet tek Milani, agjenti i tij nis bisedimet

Benzema mund të transferohet tek Milani, agjenti i tij nis bisedimet

Pas kalimit të Ronaldos tek Juventus, duket se një tjetër sulmues i Realit pritet të transferohet tek një ekip italian.

Bëhet fjalë për futbollistin Karim Benzema, i cili sipas mediave italiane mund të vijë tek Milani, pasi kuqezinjtë fituan edhe të drejtën e pjesëmarrjes në Kupat e Europës.

“Sky Sport” shkruan se përfaqësuesi i lojtarit pritet të ketë një takim gjatë javës me drejtuesit e Milanit për një transferim të mundshëm, megjithëse paga e lojtarit mbetet një problem, pasi Benzema kërkon 8 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Të fundit