Flash News

KRYESORE

Benzema sulmoi Giroud, lojtari i Realit përsërit deklaratën e tij

Benzema sulmoi Giroud, lojtari i Realit përsërit deklaratën e tij

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka folur sërish në lidhje me deklaratën e tij për Oliver Giroud. Ai në një live ditën e djeshme "e lëshoi pa frena", sepse tha se nuk mund të krahasohej ai me futbollistin e Chelseas.

“Kush është më i fortë mes meje dhe Giroud? Do të përgjigjem njëherë e përgjithmonë dhe do flas shkurt: mos ta ngatërrojmë Formula 1 me Kart. Po tregohem i sjellshëm madje. Nuk do të flas më për të, di të them që unë jam Formula 1”.

Sulmuesi i Real Madridit i është kthyer sërish kësaj teme dhe e ka sqaruar dhe një herë, por nuk ka dalë nga fjala e tij. “Disa njerëz u morën vetëm me atë pjesën rreth Giroud dhe Formula 1, por nuk e vunë re çfarë thashë unë për atë që ai i ka sjellë kombëtares franceze.

"Ata u fokusuan vetëm te pjesa ku fola për Formula 1 dhe Kart, por është ajo që mendoj dhe e vërteta. Shikoni, nëse do të më pyesnin për Ronaldo fenomenin, atëherë ai do të ishte Formula 1 dhe unë Kart. Shkurt dhe thjeshtë”, - tha ai.

Të fundit