Flash News

KRYESORE

"Beogradi i dytë", një dron ndal ndeshjen në Luksemburg

"Beogradi i dytë", një dron ndal ndeshjen në Luksemburg

Beogradi i dytë! Ndeshja ndërmjet Dudelange dhe Qarabag është ndalur për shkak të një droni të futur në fushë, me të njëjtën arsye siç u ndal sfida ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Azerbajxhanisit po udhëhiqnin me rezultatin 0-2, një dron me flamurin e Armenisë të varur është futur në stadium, mbi fushën e lojës. Azerbajxhani dhe Armenia janë në konflikt mes tyre.

Lojtarët e Qarabag e humbën totalisht toruan dhe vrapuan për ta kapur. Lojtarët e Dudelange u përplasën kundër tyre dhe gjithçka u kthye në luftë. Situatë e ngjashme me Serbi-Shqipëri të luajtur në Beograd.

Të fundit