Flash News

KRYESORE

Beqare apo në një lidhje? Arilena Ara: Nuk pranojmë aplikime

Beqare apo në një lidhje? Arilena Ara: Nuk pranojmë aplikime

Këngëtarja Arilena Ara ka qenë e ftuar në emisionin “Në kuthin e Piter Pan”.

E pyetur nga të vegjlit, nëse pranon aplikimet për boyfriend (për të dashur), Arilena Ara tha, “Jo është full, nuk pranojmë aplikime për boyfriend”.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A është e vështirë të jesh këngëtare apo tralala gjithë jetën?

Arilena Ara: Është gjëja më e vështirë, sepse presioni i kohës është diçka më vete. Ne humbasim gjthçka që të gjithë ju i prisni me padurim. Për shembull, festat e fundvitit. Ne e sakrifikojmë këtë gjë. Është gjëja më e vështirë dhe zgjedhja më e bukur që kam bërë në jetë.

Pyetje: Të pëlqen të jesh e famshme se banka rri plot?

Arilena Ara: Diferenca mes të qenit i famshëm dhe i suksesshëm është jashtëzakonisht i madh. Asnjëherë nuk kam synuar të jem e famshme. E famshme nuk të bën artiste, të bën një gjë e momentit. Nuk e kam patur asnjëherë në mëndje që të bëhem e famshme.

Të fundit