Flash News

KRYESORE

Berat, arrestohet në flagrancë piromi i pyllit në lagjen “Kala”

Berat, arrestohet në flagrancë piromi i pyllit në lagjen

Seksioni për Krimet ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Asqeri Pashallari  42 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë  duke tentuar t'i vëjë zjarr pyllit me pisha në lagjen “Kala”. Gjatë kontrollit personal iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  2 thika, 1 çakmak, 1 lupë zmadhuese, dhe disa sende të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkaterrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Të fundit