Flash News

KRYESORE

Berat Buzhala fton publikisht Adi Krastën t’i bashkohet televizionit ‘T7’

Berat Buzhala fton publikisht Adi Krastën t’i bashkohet televizionit

Gazetari  Berat Buzhala, i cili është dhe drejtues si televizionit T7, në një postim në ‘Facebook’ fton publikisht gazetarin Adi Krasta t’i bashkohet televizionit T7.

Ftesa vjen pas mbylljes të emisionit të gazetarit Krasta në News 24.

 ‘Persekutimi i Krastës’ e quan gazetari Buzhala rastin në fjalë,

duke shprehur simpatinë e madhe për gazetarin.

“Krasta eshte fantastik. E kam adhuruar qysh kur kam qene i ri, ne te 20’tat e mia. Lucid, i mprehte, me kulture te gjere, me referenca te forta anglosaksone si pak kush ne Shqiperi, me ironi dhe cinizem mbreselenes, i artikuluar si asnje prej nesh. Mirepo Edi Rames nuk i pelqen”-shkruan Buzhala.

Shënimi i gazetarit Berat Buzhala

Persekutimi i Krastes

Se ne cfare drejtimi po shkon Shqiperia, se ne cfare derexhe ka ra ky shtet, vetem hidhjani nje sy fushates se spastrimit te mediave nga elementet e padeshiruar per regjimin.

Viktima e fundit e bashkepunimit pushtet -oligarki eshte Adi Krasta. Ate Edi Rama vendosi ta le pa pune, duke e dergu ne vendin e tij nje poltron te ketij profesioni, te komprometuar ne cdo sfere te tij.

Toleranca e pushtetit ndaj mediave eshte barometri me i mire per matjen e demokracise ne nje shtet. Ne Shqiperi tashme nuk ka televizione te pavarura. Ka tek tuk ndonje emision debatues, ku deri ne njefar mase lejohen te thuhen disa probleme te pushtetit, por nuk ka televizione qe guxojne t’i dalin qeverise perpara e te mos ndeshkohen.

Krasta eshte fantastik. E kam adhuruar qysh kur kam qene i ri, ne te 20’tat e mia. Lucid, i mprehte, me kulture te gjere, me referenca te forta anglosaksone si pak kush ne Shqiperi, me ironi dhe cinizem mbreselenes, i artikuluar si asnje prej nesh. Mirepo Edi Rames nuk i pelqen. Nese nuk i pelqen Edit, nuk ka se si t’i pelqej as oligarkut injorant, i cili tash ne kusuritje e siper me Ramen e zhvate ndonje tender.

T7 nuk eshte nje televizion qe i ka miliona euro te hyra. Mirepo une jam i gatshem, me kenaqesine me te madhe t’i ofroje Krastes bashkepunim, pa friken qe dikush nje dite do te na ndaje 🙂.

Adi, hajde ne Kosove. Edhe ashtu ketu qytetaret te dojne shume ❤️.

Kompania ku une punoj nuk ka pronar, ne menyren qysh shqiptaret e kuptojne pronarin. Ketu ka shoke dhe shoqe.

 

 

Të fundit