Flash News

KRYESORE

Berat/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt qendrave të votimit

Berat/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt qendrave të

Në Berat proçesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka nisur paraditen e së shtëunës dhe ka vijuar normalisht, ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit deklaroi hartimin e një plani masash me qëllim sigurimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë zgjedhjeve.

Në KZAZ-në e Bashkisë së Beratit e vendosur në mjediset e qendrës së kulturës “Margarita Tutulani” ishin vendosur gjithë baza materiale e zgjedhjeve dhe po vijon puna për shpërndarjen e tyre në 305 qendra votimi që numëron ky qark.

Qarku i Beratit

Numri i zgjedhësve 180 mijë votues

Bashkia Berat: 78.764 zgjedhës. Bashkia Kuçovë: 44 mijë zgjedhës, Bashkia Ura Vajgurore: 30 mijë zgjedhës, Bashkia Skrapar 14 mijë zgjedhës, Bashkia Poliçan: 13,600 zgjedhës.

Qarku Berat 315 objekte zgjdhore, Pesë KZAZ, 5 VNV (vende numërimit të votave), 305 qendra votimi, 125 Qendra votimi, Bashkia Berat

Të fundit