Flash News

KRYESORE

Berat/ Shkatërrohen info-kioskat, kushtuan 13.5 mln lekë

Berat/ Shkatërrohen info-kioskat, kushtuan 13.5 mln lekë

Kanë funksionuar vetëm për dy vite, tetë nga dhjetë info-kioska që u japin informacione turistëve në lidhje me lagjet muze, qendrat muzeale, hotelet, restorantet në qytetin Beratit. Funksionale janë vetëm ajo në hyrjen e kalasë dhe ajo në lagjen “30 vjetori”. Investimi prej 135 milionë lekë të vjetra u realizua dy vite më pare.

“Kemi bërë denoncimet pranë policisë Beratit për të gjetur autorët e thyerjes së këtyre info-kioskave. Por për t’i vënë përsëri në funksionim presim që të bëhet tenderi, që të jenë përsëri funksionale, në mënyrë që të kryejnë funksionin e tyre, për ti ardhur në ndihmë turistëve.

Bashkia duhet të vendosi një person që t’i ruajë këto info-kioska në pjesët më të rëndësishme të qytetit. Ajo shërben për turistët që nuk kanë orientim. Lexojnë atë dhe i drejtohen institucionit që kërkojnë." sqaroi bashkia e qytetit, raporton Report TV

Info-kioskat japin informacione në shqip dhe në anglisht. Me një klikim këto sisteme zëvendësojnë fletë palosjet dhe hartat.

Të fundit