Flash News

KRYESORE

"Bëre shave Thaçin...", kërcënohet deputetja e Kosovës; Kush fshihet pas aktit

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila është kërcënuar nga një person në Facebook.

Teksa ka publikuar mesazhin kërcënues, deputetja shprehet se pas këtij akti fshihet një person i afërt me PDK-në.

“Diçka për klientelizmin, kapjen e shtetit, kërcënimet për mendimet ndryshe, krejt në një mesazh që pranova nga një njeri që u shpërblye me punë në ndërmarrjen publike në Gjakovë të uzurpuar nga PDK dhe AAK, KRU “Gjakova”, qerdhen e militantizmit politik. Mandej po i inkurajojmë rininë të besojnë në mundësi të barabarta”, shkruan deputetja.

Në mesazhet e publikuara shihet se si një person me emrin Bujar Kokalla e ka kërcënuar Kusari-Lilën që të mos flas kundër Hashim Thaçit.

“Po te garantoj bane te njeva ni fjale qe na e shan shefin Hashim Thaçi, ta baj me be Cermjanin. Duhesh me dite qe Thaçi ka njerëz qe japin jeten per to” ka shkruar ai, duke i bashkangjitur dhe fotot e një gjarpri.

 

Të fundit