Flash News

KRYESORE

Bëri gjestin fyes në ceremoninë e Botërorit, Robbie Williams: Kam probleme mendore

Bëri gjestin fyes në ceremoninë e Botërorit, Robbie

Këngëtari me famë botërore, Robbie Williams, i cili performoi në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës, ka pranuar se vuan nga një sëmundje mendore.

Pikërisht në performancën e tij të Botërorit, Robbie bëri një gjest fyes, ku nxorri para kamerave gishtin e mesit.

Në një intervistë për “Radio 2”, ai pranoi se mund të ketë sindromën Aperger, ndërkohë që po lufton me një sëmundje mendore.

“Kam disa vende të mëdha boshe. Ndoshta është Asperger ose autizëm. Nuk e di se në cilin spektër jam. Është shumë e vështirë të jesh në kokën time. Kam detyrim interesant, varësi, sëmundje mendore do thoja. Ditë pas dite ndryshojnë gjërat. Bëj të njëjtat gjëra si një ditë më parë, por sot është ditë tjetër dhe nuk e di pse është e vështirë të ngrihem nga krevati. Ky jam unë”, ka thënë këngëtari, i cili ka folur edhe më parë për shqetësimet e tij mendore.

Të fundit