Flash News

KRYESORE

Bëri ndërhyrje horror, Aubameyang i kërkon falje rivalit gjerman

Bëri ndërhyrje horror, Aubameyang i kërkon falje rivalit gjerman

Pierre-Emerick Aubameyang sot bëri një ndërhyrje shumë ashpër kundrejt Max Meyer. Sulmuesi i Arsenalit shënoi golin e parë të sfidës në barazimin 1-1 ndaj Crystal Palace dhe u ndëshkua me të kuq për faullin e rëndë që shkakoi ndaj gjermanit.

Gabonezi ka kërkuar falje menjëherë pas ndeshjes, duke e kuptuar se e kishte tepruar, edhe pse tifozët londinezë u përpoqën ta mbronin me brohoritjet dhe banderolat e tyre. “Shpresoj që Max të rikuperohet sa më shpejt. Unë nuk doja të bëja një ndërhyrje kaq të ashpër", ka reaguar Aubameyang.

"E vlerësoj të gjithë ekipin që luftoi deri në fund për të fituar, por për fat të keq largohemi me vetëm një barazim. Vazhdojmë përpara”, ka shtuar ish-lojtari i Borussia Dortmund-it.

Të fundit