Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Bëri shenjë lufte në mbështetje të Erdoganit, tifozët i bëjnë ultimatum Juventusit
Tifozët e Juventusit nuk janë thjesht mbështetës nga ekrani i televizionit apo celularit. Bardhezinjtë, të cilët kanë sfiduar shpesh edhe presidentin Agnelli me kërkesat e tyre, së fundmi kanë një tjetër dëshirë absolute ndaj klubit.
Ata duan që Juventusi të përjashtojë mbrojtësin Merih Demiral. Arsyeja është mjaft e kuptueshme bazuar në lajmet e fundit: ky lojtar ka pikëpamje politike të papranueshme për ta.
Demiral ka luajtur në ndeshjet e tetorit ndaj Shqipërisë dhe Francës. Ai me siguri e ka bindur trajnerin Sarri me performancat e tij, por jo me një episod të turpshëm. Bashkë me lojtarët e tjerë të kombëtares së tij, Demiral festoi me një veprrim ushtarak duke shprehur mbështetjen për presidentin Erdogan.
Kjo ka nxitur tifozët e Juventusit t'i dalin kundër dhe të kërkojnë largimin e tij. Një vendim të tillë mori St. Pauli për lojtarin Cenk Sahin. Ky i fundit ka bërë një veprim të ngjashëm në një ndeshje tjetër, por jo me kombëtaren.