Flash News

KRYESORE

Bëri simbolin e shqiponjës në Greqi, Era Istrefi sqaron fansat pas akuzave për provokim

Këngëtaret Era dhe Nora Istrefi, dje uruan “Ditën e Flamurit” nga Greqia,  nëpërmjet një fotoje ku së bashku bënin simbolin e shqiponjës.

Mirëpo,  kjo foto ka ngjallur reagime të shumta nga fansat grekë, të cilët janë shprehur të indinjuar se kjo është një fyerje e madhe për ta.

Pas komenteve të shumta, Era ka dhënë një shpjegim duke thënë se ndodhej në shtetin grek për arsye pune dhe u desh që ta uronte festën nga atje.

Më tej ajo ka shtuar se është këngëtare dhe jo politikane, prandaj dëshrion që të ketë paqe mes njerëzve në botë.

“Ndodhi që unë të jem këtu në një udhëtim biznesi, unë po festoj ditën e Pavarësisë së Shqipërisë këtu. Unë jam një artiste dhe jo një politikane. Unë i dua të gjitha vendet dhe dëshiroj paqen për të gjithë. Këtu ka vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe vendin tuaj të bukur. Le të qëndrojmë së bashku, të mos lejojmë asgjë dhe asnjeri të hyjë mes nesh, njerëzve në të gjithë botën. Paqe!”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos ku ka bërë simbolin e shqiponjës.

Të fundit