Flash News

KRYESORE

Berisha akuza të forta për Ramën, zbulon planin për "Jugosllavinë e Re"

Berisha akuza të forta për Ramën, zbulon planin për

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka dhënë një intervistë për gazetën "Bota Sot" në Kosovë ku i është rikthyer takimit të Kryeministrit Edi Rama me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev të Maqedonisë së Veriut.

Projekti i Minishengenit është kundërshtuar fort nga Partia Demokratike, por dhe në Kosovë është cilësuar si një hap i nxituar dhe aspak i mirëpritur nga Rama. Kryeministri në fuqi i "Dardanëve", Ramush Haradinaj, nuk e pranoi ftesën e Ramës duke mos u ulur në një tavolinë me palën serbe.

“Përsa i përket mospjesëmarrjes së Kosovës në këtë, projekt mendoj se ka dy anë: E para Vuçiç me qëllim nuk ftoi Kosovën në Nish. Në Nish, traktatin e firmosi vetëm Vuçiçi dhe Zografi bis. Kosova nuk u ftua në Nish pasi Vuçiç me aprovimin e plotë të Edvinit me këtë akt e konsideroi atë pjesë të Serbisë. Për këtë çështje ka hedhur dritë zëvendësministri i mbrojtjes së Serbisë në një takim në Bukuresht. Sipas burimeve të oficereve të shtabit të përgjithshëm të Shqipërisë, ‘Kosova në Nish nuk u ftua’,- do t’i thoshte në takimin e SEDM-It në Bukuresht, zëvendësi i Vulin, zëvendësministrit të mbrojtjes së Shqipërisë Petro Koçi me dakordësinë e plotë të Vuçiç me Edvin Kristaq Zografin”, - komentoi Berisha.

Ai vazhdoi dhe më tej duke e konsideruar ftesën e Kosovës në Ohër si një detyrim të faktorit ndërkombëtar.  Ish-kryeministri e konsideron këtë projekt si rindërtimin e Jgosllavisë së re.  “Së dyti, mungesa e Kosovës në Nish ngjalli reagime dhe dyshime të forta ndërkombëtare. Prandaj Vuçiç për të maskuar sadopak këtë qëndrim të tij albanofob u detyrua ta ftojë Kosovën në Ohër. Por natyrisht Kosova e përjashtuar me qëllim ogurzi nga Vuçiç dhe Rama në Nish nuk kishte pse t’i bashkohej valles së tyre të Jugosllavisë së Re, projekti i të cilës ka si qëllim dominimin e rajonit nga Serbia, zhvlerësimin e faktorit shqiptarë, i cili de facto është dhe faktori më i fuqishëm i tij, defaktorizimin dhe izolimin e Kosovës dhe rolit të saj kyç në rajon”, - tha Berisha.

Të fundit