Flash News

KRYESORE

Berisha batuta me gazetaren gjatë protestës: Unë edhe me gaz lotsjellës jam në formë

Berisha batuta me gazetaren gjatë protestës: Unë edhe me gaz

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se e ka përcjellë me shumë sportivitet protestën e sotme, e cila u përmbyll pa incidente, me përjashtim të disa momenteve tensioni, shoqëruar me djegien e disa gomave e pankartave para Kuvendit.

I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala se duket mjaft në formë, ndoshta nga fakti se në protestën e sotme nuk ishte e nevojshme të përdorej gaz lotsjellës, Berisha u shpreh i bindur se ndodhet më në formë se kurrë:

Gazetarja: Zoti Berisha, dukeni mjaft në formë sot, ndoshta ngaqë nuk u përdor gaz lotsjellës nga policia...

Berisha: Unë në formë jam edhe kur hidhet gaz.

Të fundit