Flash News

KRYESORE

Berisha: Deklaratë e pafat e Fleckenstein! Nuk bëri mirë që përdori ato fjalë për Kryemadhin

Berisha: Deklaratë e pafat e Fleckenstein! Nuk bëri mirë që

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur për qëndrimin e eurodeputetëve ndaj vendimit të opozitës dhe ndaj Kryemadhit, u shpreh se Fleckenstein ka gabuar.

“Nuk i shkon atij të përdorë formula siç i thotë Edi Rama. Nuk bëri mirë që i tha ato fjalë. Jam i bindur që i nderuar deputet po të gjykonte do i bënte të pathëna ato fjalë ndaj një zonje”, tha Berisha duke e konsideruar më tej deklaratë të pafat të Fleckenstein.

Kujtojmë që sot Raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp tha se është ndjerë shumë i zhgënjyer nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  pasi ajo tha se këtu është i nevojshëm ndryshimi i qeverisë, dhe se nëse ndërkombëtarët nuk e kuptojë këtë,” ky nuk është problemi ynë”.

Ndërsa sa i përket vendimit të opozitës për djegien e mandateve, Berisha u shpreh; “Vendimi i opozitës ishte vendimi i vetëm që ajo mund të merrte për të përmbushur misionin e saj për të rikthyer votën e lirë”.

https://politiko.al/berisha-paralajmeroj-edvinin-te-kete-kujdes-sepse-populli-ka-aftesite-te-reagoje-ne-te-gjitha-menyrat/

Të fundit