Flash News

KRYESORE

Berisha del kundër Bashës apo gazetari po mundohet të ‘shesë’ emisionin?

Berisha del kundër Bashës apo gazetari po mundohet të

Gazetari Çim Peka ka publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’, disa deklarata që ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë për emisionin e tij. Në postimin e Pekës, të krijohet përshtypja se Berisha ka dalë publikisht kundër listës së deputetëve të PD-së, megjithatë përgjigjet nuk janë të plota dhe njoftohet se intervista do të publikohet mbrëmjen e sotme.

Në atë që është publikuar, ka fjali që duken të pakuptimta, çka shton dyshimet se deklaratat e Berishës mund të jenë nxjerrë nga konteksti me qëllim për të rritur interesin për emisionin e sotëm.

Ja çfarë publikon Çim Peka:

"Keshilltaret e Lulzim Bashes jane mizerabel. Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa perjashtime jane te papranueshme. Une s'do e beja kurre ate liste. Por ne ka nje njeri qe e di se une besoja se Lulzim Basha mund te fitonte edhe ate liste, ai eshte Cim Peka. Raportimet e mediave per ato qe ndodhen ne grupin parlamentar ishin korrekt. Marrëveshja me Ramën?”

Të fundit