Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Rama dhe Lleshaj do mbajnë personalisht përgjegjësi

Ish kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia mbrëmë ndaj protestuesve të opozitës.

Ndërsa publikon foto të disa prej tyre me fraktura në Spitalin e Traumës, Berisha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Dhune kriminale e narkogangstereve te Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!

Kriminele te narkopolicise civile kane goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plage te renda ne koke, ne hunde, ne nofull dhe trup protestuesve paqësor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela.

Duke dënuar me ashpërsinë me te madhe keto akte brutale te gangsterëve te narkoshtetit, i them Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut do te mbani personalisht përgjegjësi për këto krime te shëmtuara”, shkruan Berisha.