Flash News

KRYESORE

Berisha denoncoi sherrin me thika në Xarë, policia jep detaje

Berisha denoncoi sherrin me thika në Xarë, policia jep detaje

Mesditën e sotme ish-kryeminstri Berisha denoncoi në faqen e tij të facebookut, një mesazh nga një qytetar në adresën e tij, ku bëhej fjalë për një sherr masiv me thika që kishte nodhur mbrëmjen e ditës së djeshme në Xarë të Sarandës.

Pas denoncimit të ish-kryeminstrit Berisha, policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen, ndërsa ka sqaruar se po proçedon në gjendje të lirë 6 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi janë konfliktuar me sende të forta. Ndërkohë që iu është sekuestruar një armë e ftohtë dhe lëndë narkotike Cannabis Sattiva!

NJOFTIMI:

Më datë 16.08.2017 rreth orës 22:00, në qëndër të fshatit Xarrë,Konispol, një grup shtetasish, konkretisht, F.D., N.Gj., P.N., A.N., K.Sh., janë konfliktuar për motive të dobëta dhe janë goditur me sende të forta me shtetasit V.Ç., Dh.Ll., dhe L.Ç..

Për pasojë shtetasit e lartëpërmendur kanë marrë edhe disa dëmtime të lehta, por janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi F.D., është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Tiranës. Në vendngjarje policia ka sekuestruar një armë të ftohtë, mjet prerës (thikë).

Gjithashtu gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në banesën e shtetasit K.Sh., kanë konstatuar një sasi me rreth 741 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Ndaj shtetasve N.Gj., A.N., P.N., F.N., L.Ç., V.Ç., ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” ndërsa është bërë shpalljen në kërkim të shtetasit K.SH., për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 283 të Kodit Penal.

Të fundit