Flash News

KRYESORE

Berisha denoncon aferën e radhës: Si po vidhen 220 milionë euro

Berisha denoncon aferën e radhës: Si po vidhen 220 milionë euro

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar, sipas tij, një aferë që ka të bëjë me vjedhjen e 220 milionë eurove. Berisha paraqiti një dosje të cilën u’a ofroi edhe deputetëve të PS-së teksa shtoi se prapa kësaj skeme qëndron kryeministri dhe ministri i Financave.

“Në kohën e përmbytjeve, kjo qeveri me Ramën dhe Arben Ahmetajn, brenda një dite bëjnë nëntë veprime të kundraligjshme dhe ja japin tenderin një famozi, Klodian Zoto, njeriut të Ahmetajt. Ky zotëri e merr me 22 milionë djegësin e Elbasanit, po ky zotëri e shet koncesionin me 16 milionë euro një italiani dhe fut në xhep, 7 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë. Unë ju them ju se kjo nuk ndodh kurrë nëse nuk është kryeministri dhe ministri i financave”, tha Berisha.

Ai shtoi më tej se “nga djegësi i Elbasanit tek djegësi i Fierit, ia dhanë prap Klodian Zotos me 28 milionë euro. Po çfarë bëri ai, ia shiti italianit me 15 milionë euro. Dhe tani me këtë në Tiranë. Në kundërshtim flagrant me çdo lloj procedure”.

Të fundit