Flash News

KRYESORE

Berisha denoncon shefin e policisë së Beratit: Po terrorizon qytetarët

Berisha denoncon shefin e policisë së Beratit: Po terrorizon

Operacionet policore për bllokimin e makinave luksoze kanë hapur shumë debate  për mos vërtetësinë e tyre. Aludime ka ngritur edhe  më herët në një postim në rrjetin social “facebook” ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, e ndërsa sot një denoncim ka bërë edhe ish-kryeministri Berisha.

Berisha publikon mesazhin e një qytetari nga Berati i cili po abuzon me detyrën, pasi po u konfiskon makinat qytetarëve me pretendimin se ato janë luksoze, ndërkohë që vetë lëviz me një mjet që kushton 70 mijë euro.

Ja postimi i plotë i Berishës:

“Nga operacioni i konfiskimit te makinave luksoze!

Qytetari dixhital denoncon:

Bosin e policisë se Beratit për makinën e tij luksoze qe i kushton 70 mije euro nderkohe qe i konfiskon qytetarit si luksoze makinën qe e ka blere 5 mije euro! sb

“Zoti Berisha po te dërgoj foto te makinës se drejtorit te policisë Beratit, Dilaver Shimaj, një hajdut ish-sigurims, mercedes i 2015 e blere me rrogen e tij te “ndershme 70 mij euro “. Plus edhe hoteli ne Durres. Anonim te lutem shume. Targa AA 202 OY.

Foto e bere ne ambientet e policise berat diten qe moren makinen time qe kushton 5000 euro per gjoja lluksoze.”

Të fundit