Flash News

KRYESORE

Berisha deputet pas 25 prillit? Basha: Të kandidojë ku të dojë!

Berisha deputet pas 25 prillit? Basha: Të kandidojë ku të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar procesin e përzgjedhjeve të kandidaturave për deputet brenda PD-së, i cili pritet të dalë me rezultate konkrete deri në fund të këtij muaji.

Në një intervistë për “Opinion”, Basha theksoi se “në fund antarësia do të vendos me votë short-listën në të cilën rreth 20% e personave mund të eleminohen me votën e antarësisë së PD-së.”

I pyetur nëse Berisha do të kandidojë sërish për deputet, kryedemokrati jep një përgjigje positive edhe pse nuk konfirmon se në cilin qytet.

Do bëjmë të plotë verifikimin e kandidaturave. Kandidatët po kalojnë në një sistem filtrimi, në fund antarësia do të vendos me votë short-listën, e cila do të jetë rreth 20% e personave mund të eleminohen me votën e antarësisë së PD-së dhe lista përfundimtare do t’i kalojë për miratim kryesisë së PD dhe këshillit kombëtar të PD-së. PD do të jetë e hapur për çdo emër që ka sjellë kontribut në PD, qoftë kjo edhe Topalli apo emra të tjerë.

Fevziu: A do të jëtë Berisha do të jetë kandidatë për deputet të PD?

Basha: Po!

Fevziu: Ku? Në cilin qytet?

Basha: Ku të dojë?”, tha Basha.

Të fundit