Flash News

KRYESORE

Berisha dhe Fevziu ‘poshtërojnë’ Ramën dhe Eni Vasilin

Edi Rama, Sali Berisha dhe Donald Lu ishin dje të ftuar në tre emisionet kryesore politike në vend. Rama ishte i ftuari i parë i emisionit të ri të Eni Vasilit, ‘Open’ në Top Channel, Berisha rikthehej në ‘Opinion’ pas një mungese të gjatë ndërsa ‘Real Story’ nisi sezonin televiziv me intervistën e fundit të Donald Lu në Shqipëri.

Politiko.al ka siguruar të dhënat e audiencës nga kompania ‘Abacus’ sa i takon fashës së orarit ku u transmetuan të tre emisionet.

Nga grafiku bie në sy diferenca e madhe mes ‘Opinion’ dhe emisionit ‘Open’. Pa kaluar ende 30 minuta nga nisja e emisionit (të dy filluan në orën 21:00), ‘Opinion’ me Berishën dhe Fevziun ka kryesuar dukshëm kundrejt Ramës dhe Vasilit. Epërsinë ndaj emisionit ‘Open’, ‘Opinion’ e ka ruajtur gjatë gjithë transmetim ndërsa në momente të caktuara duke e thelluar diferencën.

Nuk dihet nëse kjo diferencë në prime time mes dy televizioneve, vjen për shkak të të ftuarit apo gazetarit, apo ndoshta shikuesit e Top Channel nuk janë mësuar ende me imazhin e ri që drejtuesit vendosën t’i besojnë drejtimin e emisionit politikë të javës.

 

Të fundit