Flash News

KRYESORE

Berisha: Dosjen e Tahirit e nxori fillimisht Edi Rama

Berisha: Dosjen e Tahirit e nxori fillimisht Edi Rama

 I ftuat në “Studio e Hapur” ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për çështjen e Tahirit,  ai është ndalur te krahasimi që i bëri Rama çështjes ‘Nano’ dhe ‘Tahiri’.

"Ka një ngjashmëri, në kuptimin që dosjen e Fatos Nanos e ka përgatitur Partia Socialiste, Shane Korbeci, ish- ministri i tyre, kurse dosjen e Saimir Tahirit e përgatiti me një kompetencë të jashtëzakonshëm antimafja italiane por e bëri publike Edvin Kristaq Rama.

Pse kush e çoi në “Top Channel” dosjen? Ai e çoi i pari dosjen ne Top Channel.

Vetëm kjo ka qenë e drejtë në ngjashmërinë e dosjes së Nanos dhe Tahirit, kurse asgjë tjetër nuk ka ngjashmëri.

Arsyeja që ai dorëzoi dosjen ishte për të mbajtur një zotim që ai kishte dhënë. Ai nxori të parën Fatmir Xhafaj dhe i bënë të qartë Saimir Tahirit se nuk do ta mbështesnin.

Tahiri në “Opinion” deklaroi se: “po, unë do të shkoj në burg, por të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë çështje do të dalin në dritë”.

Pastaj kur shkoi në shtëpi bëri disa telefonata me Gaz Demin përmes të cilave i  kujtoi dosjen “Xibraka” ku është i përfshirë Olsi Rama dhe Rama u tërhoq", -deklaroi Berisha.

Të fundit