Flash News

KRYESORE

Berisha e quajti “madam falimenti", i përgjigjet ministrja Denaj

Berisha e quajti “madam falimenti", i përgjigjet ministrja Denaj

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj i është përgjigjur ish-kryeministrit, Sali Berisha i cili e konsideroi ‘Madam Falimenti’, sapo mori detyrën si ministre.

E pyetur nga Rudina Xhunga për cilësimin e Berishës, i cili nuk iu drejtua me “ndrikull”, Denaj tha se i pëlqen fjala madam.

“Fjala madam është e bukur, por fjala faliment nuk është. E para sepse nuk mendoj që për tre muaj si drejtuese e Fondit të Sigurimit të Shëndetit Publik arrita ta falimentoj. E dyta është sepse, arsyet e dhëna në komentet e zotit Berisha, janë të lidhura e mospagesa, besoj se ata që e njohin ligjin e buxhetit, i cili u përvalon mbi gjithçka do të më jepnin të drejtë. Megjithatë unë e vlerësoj edhe fjalën madamë, mbetem e kënaqur vetëm me të”, tha Denaj.

Kujtojmë që Denaj zëvendësoi Arben Ahmetajn pas shkarkimit nga Edi Rama.

Të fundit