Flash News

KRYESORE

Berisha: Erla ka ca sekrete për të treguar kur të shkruaj kujtimet

Berisha: Erla ka ca sekrete për të treguar kur të shkruaj

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot në një intervistë për ‘Kjo Javë ‘ se faqen zyrtare të ‘Facebook-ut’ të tij e menaxhon zëdhënësja, Erla Mhilli. Gjatë intervistës, Berisha zbuloi se ndryshe nga ai, kryeministri Rama ka të punësuar 38 persona në zyrën e tij të shtypit, për të gjurmuar zyrën e shtypit të tij, por pavarsisht kësaj zëdhënësja e tij ka kapur një prej tyre me ‘presh’ në duar dhe Rama e ka pranuar këtë.

“Njeriu i vetëm që merret me rrjetin tim social është Erla Mhilli. Edi Rama ka 38 rrogtarë në zyrën e shtypit vetëm për të gjurmuar zyrën e shtypit të Berishës. Mhilli nuk është dedektive, por kapi një prej tyre me presh në duar dhe Rama ia pranoi këtë. Ndërsa Rama mban një ushtri për për rrjetin e tij social” tha ish-kryeministri Berisha.

Ish-kryeministri tha po ashtu se fle 6 orë në ditë teksa shtoi me tone ironike se janë të barabarta me 36 orë gjumë që bën Rama.

“Unë fle 6 orë në ditë, por 6 orë të miat janë sa 36 orë të Ramës, bëj gjumë të qetë dhe gjumi i qetë ka fuqi të jashtëzakonshme” tha Berisha.

Të fundit