Flash News

KRYESORE

Berisha flet për Kuvendin Kombëtar të PD-së: Ka frymë kompromisi

Berisha flet për Kuvendin Kombëtar të PD-së: Ka frymë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat sa i takon mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Berisha tha se ka një frymë konsensusi duke shtuar se diskutimet ishin të lira dhe të hapura.

“Ky Kuvend është Kuvendi i miratimit të statutit në të cilin ka një frymë kompromisi të qartë. Duhet parë votimi nen për nen dhe diskutimet sipas neneve në të cilat unë po largohem pasi e kanë fjalën ata që kanë vërejtje dhe diskutime.

Unë jam marr me parimet por jo me statutin. Me statutin është marrë grupi i punës.

Diskutimet ishin të lira, të hapura. Fishkëllima s’duhet të ketë. Çdo njeriu duhet të thotë fjalën e tij”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit