Flash News

KRYESORE

Berisha flet për rikthimin në PD dhe jep mesazhin e fortë për demokratët

Berisha flet për rikthimin në PD dhe jep mesazhin e fortë

Ish-kryeministri Sali Berisha votoi sot për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike në selinë Blu në Tiranë.

Menjëherë pas votimit Berisha tha në një deklaratë për mediat se nuk do të ndërhyjë në PD pasi ka dhënë një dorëheqje pa rikthim.

Menjëherë pas kësaj deklarate Berisha përcolli një mesazh për demokratët teksa tha se humbje fatale nuk ka dhe i ftoi të gjithë të punojnë për një strategji të re për rikthimin e PD.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pse unë nuk kam folur deri tani? Nuk kam folur sepse kam dhënë një dorëheqje pa rikthim. Në këtë drejtim unë kërkoj mirkuptim, i jam përmbajtur vendimit që kam marrë para demokratëve. PD është në vështirësi serioze se ka pësuar humbjen më të thëllë, por mesazhi për demokratët është ky: Humbje fatale nuk ka. Ftoj çdo njeri të punojë me përkushtim për një strategji të re që e kthen PD në forcë të sigurtë të pushtetit të ardhshëm. Kjo strategji kalon përmes bashkimit. Ndaj kërkoj që të bëhen të gjitha përpjekjet nga ai që do të bëhet kryetar i PD. 

Do të gjendet mençuria për një strategji të re fitimtare që PD të rikthejë besimin tek elektorati i saj sepse e meriton. Mendoj PD do të ringrihet.

 

Të fundit