Flash News

KRYESORE

Berisha flet për vrasjen e Azem Hajdarit, mohon të jetë thirrur si dëshmitar nga Prokuroria

Berisha flet për vrasjen e Azem Hajdarit, mohon të jetë thirrur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur së fundmi për vrasjen e Azem Hajdarit, ku ka mohuar në mënyrë kategorike se është thirrur zyrtarisht në prokurori si dëshmitar.

I ftuar në emisionin "Opinion", Berisha është shprehur gjithashtu se nuk ka marrë asnjë fletë-thirrje nga Gjykata.

Më tej demokrati argumenton se përse sipas tij nuk është thirrurr si dëshmitar.

A jeni thirrur ndonjëherë zyrtarisht si dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit?

"Nga momenti i aktit të vrasjes e deri në ditët e sotme ata që humbën pushtetin e tyre terrorist qëndrojnë në të gjithë fuqitë e tyre.

Nuk jam thirrur asnjëherë as në gjykatë as në prokurori si dëshmitar. Në mënyrë absolute nuk kam marrë fletëthirrje. Fatos Klosi dhe Arben Rakipi bënin lojë dhe skupe sepse smë thërrisnin dot për dy fakte:

-E para se do tu bëja pretencë politike dhe e dyta se une nuk isha dëshmitar okular. Vrasësit Haklaj morën komisariatin për tu hakmarrë. E vrau shteti Azem Hajdarin", deklaroi Berisha.

Të fundit