Flash News

KRYESORE

Berisha i kërkon Ramës të japë dorëheqjen: Ka kohë deri në darkë

Berisha i kërkon Ramës të japë dorëheqjen: Ka kohë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë afat deri mbrëmjen e sotme kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen. Sipas Berishës, Rama do të shohë tmerr nëse nuk pranon të largohet nga posti.

“Është një narkopolici që po provokon protestuesit, pasi e panë me sytë e tyre fundin e tmerrshëm të shpejtë të Edi Ramës. Cilido që ka ABC më elementare të revoltës, e ka të qartë se kjo revoltë është fundi politik i Edi Ramës. Natyrisht ju mund të thoni se është kthyer nga Vlora. Ai mund të dalë në darkë, por shqiptarët kanë dy ditë histori, kanë ditë triumfi, por kanë edhe ditë zvarritje. Diktatorët po nuk dëgjuan edhe zvarriten. Rama bën mirë të dalë në darkë të informojë popullin që dha dorëheqjen. Unë jam sugjerim, po të dojë le të rrijë, por do të shohë tmerr”, u shpreh Berisha nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta e opozitës po vijon ende përpara Kryeministrisë, ndërkohë që shpesh ka përplasje midis qytetarëve dhe Gardës që hedh gaz lotësjellës.

Protesta-LIVE/ Disa të lënduar te Kryeministria, Basha dhe Lleshaj shkëmbejnë replika për dhunën; raportojnë edhe mediat ndërkombëtare

Të fundit