Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Berisha i pakursyer ndaj televizionit ku është i ftuar: Tërësisht i kontrolluar nga qeveria!
Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar sonte në emisionin “Java” në RTSH është shprehur i pakursyer ndaj televizionit publik.
Berisha e konsideron RTSH tërësisht të kapur nga qeveria, ndërsa u shpreh se në kohën kur në krye të qeverisë ka qenë vetë ai , ky televizion ka patur kulmin e lavdisë.
“Kam ardhur te ky emision por nuk mund të them se kam një pajtueshmëri të plotë me politikat editoriale që ka ky televizion, në veçanti me opozitën. Në tërësinë e vet, ky është një rrjet televiziv tërësisht i kontrolluar nga qeveria, çka e cilësoj aspak të dobishëm. Në kohën time ky televizion ka patur kulmin e lavdisë” tha ndër të tjera deputeti demokrat.
Më tej ai shtoi se fakti që është i pranishëm në emision, tregon që sipas tij “Java” është një dritare lirie.