Flash News

KRYESORE

Berisha intervistë në televizionin e pronarit që ka sulmuar më tepër  

Berisha intervistë në televizionin e pronarit që ka sulmuar

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë mbrëmjen e sotme në një intervistë për emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në ‘Report Tv’. Emisioni transmetohet në 20:30 ndërsa ‘shqiptarja.com’ shkruan se “kjo intervistë do të fokusohet në çështjet aktuale të vendit, siç është dekretimi i gjeneralit Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm, largimi i Fatmir Xhafajt nga ky post i rëndësishëm, si edhe në politikën e jashtme që po ndiqet me shtetin fqinj grek sidomos pas vrasjes së ekstremistit grek Konstandinos Kacifas”.

Gjithashtu, vijon ‘Shqiptarja.com’, në një përballje me të kaluarën, si kreu i dikurshëm i forcës së djathtë politike, Berisha do të argumentojë qëndrimet e tij karshi prokurorisë dhe qeverisë aktuale.

Shfaqja e Berishës në televizionin në pronësi të Carlo Bollino-s, vjen pas përballje të ashpra që ata kanë pasur publikisht mes tyre, madje gazetari i është drejtuar edhe gjykatës në një rast. Përplasjes mes Berishës dhe Bollinos janë të hershme, kur në vitin 1995 Berisha e dëboi nga Shqipëria duke e shpallur person ‘non grata’.

Të fundit