Flash News

KRYESORE

Berisha jashtë Kuvendit: Ramën e nxorëm nga dera e pasme, të gjithë veriorët e kuptojnë ç’do të thotë kjo

Berisha jashtë Kuvendit: Ramën e nxorëm nga dera e pasme, të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë ambienteve të Kuvendit, pas përfundimit të seancës plenare, duke theksuar se kryeministri Edi Rama u detyrua sot të largohet nga dera e pasme e institucionit.

Berisha u shpreh se opozita e detyroi Ramën të dalë nga dera e pasme, në respekt të qytetarëve që po u bashkohen protestave, duke shtuar se veriorët e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë të dalësh nga dera e pasme.

“Unë kam vetëm dy fjalë. Një përshëndetje të pëzemërt për ata që i janë bashkuar revoltës. Në respekt të tyre nxorëm sot Edi Ramën nga dera e pasme. Të gjithë veriorët e kuptojnë se çfarë do të thotë të dalësh nga dera e pasme”, u shpreh Berisha.

Të fundit