Flash News

KRYESORE

Berisha jep detaje të reja: Këto janë pasuritë përrallore të Agron Xhafajt

Berisha jep detaje të reja: Këto janë pasuritë

Ish-kryeministri ka dhënë detaje të reja rreth pasurisë së Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm.

I ftuar në emisionin ‘Byro Politike’ në Abc News, deputeti demokrati theksoi se ai zotëron prona te paluajtshme në Vlorë, Tiranë dhe Pogradec.

“Agron Xhafaj zotëton pallate në Vlorë, Tiranë dhe Pogradec. Po ashtu, ka toka të pafundme në Vlorë dhe biznese lojërash fati. Këto janë pasuritë përrallore të një njeriu 'të ndershëm' që po rriste dy fëmijë”, deklaroi Berisha.

I pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi nëse Partia Demokratike ka video të tjerë që implikojnë ministrat e mazhorancës në afera korruptive, Berisha u shpreh: “Ka regjistrime të tjera, por e verteta është se nuk jam interesuar për përmbajtjen”.

Të fundit