Flash News

KRYESORE

Berisha jep versionin e tij për takimin e Olsi Ramës me Vangjush Dakon në ish-Bllok

Berisha jep versionin e tij për takimin e Olsi Ramës me Vangjush Dakon

Politiko.al publikoi mesditën e sotme disa foto që tregonin Olsi Ramën, vëllai i kryeministrit, dhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, teksa diskutonin në një prej lokaleve në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Për këtë takim ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili jep versionin e tij për atë se çfarë është diskutuar në tavolinë midis Ramës dhe Dakos. Sipas Berishës, dy socialistët po prisnin për të festuar lirimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Olsi dhe Gjushi në Bllok, në pritje për të festuar me Sajën”, shkruan Berisha.

Ish-ministri Tahiri u la sot i lirë nga Gjykata e Apelit, e cila jo vetëm që nuk pranoi kërkesën e prokurorëve për vënien e masës “arrest me burg”, por rrëzoi edhe vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që kishte caktuar “arrest shtëpie”.

SHBA reagon pas lirimit të Saimir Tahirit: Vendimi i Gjykatës të bazohej në prova dhe jo në presione

Deputetët reagojnë pas lirimit të ish-kolegut Saimir Tahiri: O festë të madhe ka Mafia!

Të fundit