Flash News

KRYESORE

Berisha ka një kandidate të preferuar për zgjedhje

Berisha ka një kandidate të preferuar për zgjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një status në Facebook për të mbështetur në zgjedhjet   në Mbretërinë e Belgjikës kandidaten Alketa Selimaj.

Ai shkruan se Alketa njihet nga shqiptaret në Belgjike për angazhimet e saj si aktiviste. Ajo është themeluesja e shoqatës se parë për femrat shqiptare në Bruksel "Albelges" dhe anëtare e disa shoqatave të tjera si Konitza dhe Albalife.

Gjithashtu, Berisha fton miqtë e tij që jetojnë në Belgjikë të votojnë Selimajn.

Statusi i plotë:

Alketa Selimaj kandidate ne Mbreterine e Belgjikes per deputete ne Parlamentin E Mbreterise se Belgjikes!

Te dashur miq, Alketa Selimaj eshte kandidate ne vendin e peste per deputete federale ne partine belge CDH ne zgjedhjet e 26 majit ne Belgjike.

CDH, (Qendra demokrate humaniste), eshte parti e qendres se djathte, anetare e PPE (Partise Popullore Europiane) ku ben pjese edhe Partia Demokratike dhe ku Alketa eshte sekretare nderkombetare e te rinjve. CDH eshte nder partite me te para qe mbeshteti emigracionin politik shqiptar.

Alketa njihet nga shqiptaret në Belgjike per angazhimet e saj si aktiviste. Ajo eshte themeluesja e shoqates se pare per femrat shqipetare ne Bruksel « Albelges » dhe anetare e disa shoqatave te tjera si Konitza dhe Albalife.

Alketa ka aftesite, eksepriencen dhe dinamizmin e duhur per te perfaqesuar ne Parlamentin federal denjesisht komunitetin shqiptar.

Te dashur miq, qe keni te drejte vote ne Belgjike, ju ftoj miqesisht te votoni per Alketa Selimaj, numri 5, lista 5 CDH ne 26 maj ne Belgjike. sb

Të fundit