Flash News

KRYESORE

Berisha: Kadarenë donin ta arrestonin, e shpëtoi Miterani

Berisha: Kadarenë donin ta arrestonin, e shpëtoi Miterani

Në një intervistë për emisionin 'Komiteti' të Berat Buzhalës, ish-kryeministri Berisha ka kujtuar kohët kur Ismail Kadare ishte i rrezikuar nga regjimi komunist. Ai tha se ka ka qenë ndërhyrja direkte e presidentit francez të kohës Fransua Miteran me letra ndaj regjimit komunist, ku i paralajmëroi për pasoja nëse ata do të ndërmerrnin një akt të tillë.

“Fransua Miteran i dërgoi një letër qeverisë së Enver Hoxhës se nëse do të ketë një arrestim të Kadaresë do të kishte pasoja. Asokohe ka patur për 2-3 javë rresht protesta të intelektualëve francezë me librat e Kadaresë para ambasadës shqiptare në Paris”,- i tha Berisha gazetarit Buzhala.

Sipas Berishës Kadaresë nuk ia botonin veprat për 6-7 vjet dhe në një plenum të Lidhjes, pas vdekjes se Mehmet Shehut, përgatitën edhe arrestimin e Kadaresë, duke i kujtuar atij se e dinin se 'Pallati i Ëndrrave ishte në fakt Komiteti Qendror'.

Të fundit